“Lazio, kujdes me portën! Reina s’po shkëlqen, kam një këshillë për Strakoshën”

schedule17:44 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:44 - 9 Dhjetor, 2020

Thomas Strakosha qëndroi disa ditë jashtë për shkak të infektimit me Covid-19. Një gjë e tillë ndikoi që portieri i kombëtares kuqezi të humbasë postin e titullarit te Lazios. Mes shtyllave të ekipit bardhekaltër po aktivizohet Pepe Reina.

Strakosha është rikthyer në stërvitje dhe po lufton për të rifituar postin e titullarit. Një koment rreth situatës së 25-vjeçarit shqiptar, ka dhënë për TMW Radio Sergio Porrini, ndihmësi i Edi Rejës te Shqipëria.

Thomas ka hasur vështirë në aspektin fizik, kaloi koronavirusin dhe kurrë nuk është e thjeshtë të kthehesh dhe të rifitosh postin e titullarit. Mendoj se bëhet fjalë vetëm për një moment jo të mirë. Pastaj, edhe Reina nuk më është dukur kaq shumë fenomenal, sidomos në Champions.

Shpresoj që Strakosha të kthehet titullar, për të mirën e tij dhe të ekipit të Lazios. Kam një këshillë për të: nuk duhet të demoralizohet, të vazhdojë të stërvitet fort si gjithmonë.

Kam vetëm një merak, kam parë disa raste në të kaluarën kur ka pasur konkurrencë në portë, në fund nuk i ka shërbyer askujt. Roli i portierit është specifik në një skuadër dhe është e nevojshme të ketë shumë qartësi në lidhje me këtë rol“, thekson Porrini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!