39 pacientë në terapi intensive dhe 13 në intubim, si është gjendja në 4 spitalet Covid

schedule17:18 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:18 - 9 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve 15 pacientë humbën betejën më COVID-19, ndërsa 752 persona rezultuan pozitiv për koronavirus.

Situata e koronvirusit vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa aktualisht në katër spitalet Covid por trajtohen 454 pacientë, 39 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 13 pacientë ndodhen në intubim.

Lexo edhe: Shënohen 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 211,123 testime, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 951 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi situata vijon të mbetet shqetësuese.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         752

Të shëruar ne 24 orë      545

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore              2.620

Testime totale           211.123

Raste pozitive            45.188

Raste të shëruara       23.072

Raste Aktive             21.165

Humbje jete              951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     11458

Fier                  1600

Durrës     1341

Korçë      1124

Vlorë       1121

Shkodër   945

Elbasan   822

Lezhë      776

Berat       764

Gjirokastër  509

Kukës      441

Dibër       264

/abcnews.al/