Miqësia që u kthye në hasmëri! Lulzim Berisha i shkoi për qokë Saliut! Taullai kërcënoi pasagjerin

schedule11:23 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:23 - 9 Dhjetor, 2020

Osman Truma ka qenë pasagjer në makinën e që drejtohej nga Klodian Saliu në ditën e ekzekutimit të tij. Ai ka mbetur i plagosur nga atentati që i është bërë Saliut në autostradën Tiranë-Durrës. Bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e vrasjes së Klodian Saliut, Luftar Reçi i cili ka qenë shofer në makinën e ekzekutorëve është shprehur se pasi ka qëlluar me tre plumba viktimës, Indrit Taullai ka paralajmëruar viktimën se nëse do të jetëjë duhet ta mbyllë gojën.

Diku mes Vorës dhe Durrësit i jemi afruar paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW-së kanë qëlluar me armë në drejtim të Klodit, Indriti me pistoletë dhe Lenti me skorpions.  Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti i Klodit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Pasi makina e tij përfundoi në kanal Indrit bërtiti me të madhe “mbaje o lal”. Hapa krahun, Indrit i është afruar benzit dhe ka qëlluar Klodin tre herë me pistoletën me mulli. Indrit i ka thënë pasagjerit se nëse donte të shpëtonte të mbyllte gojën”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë vëllai i viktimës, Klodian Saliu, Ndriçimi është shprehur në vitin 2006 se Lulzim Berishën e njihte si shokun e vëllait i cili kishte qenë edhe për qokë në shtëpinë e tyre kur Saliu kishte dalë nga burgu në vitin 2002.

“Unë e kam njohur Lulzim Berishën nga afër si shokun e vëllait tim. Ata kanë qenë shokuë por kohët e fundit ishin ftohur. Di që kur ka dalë Klodi nga burgu në vitin 2002 ka ardhur tek shtëpia jonë për qokë. Kur vëllai im u vra, Lulzim Berisha nuk ka ardhur në varrim, as ai dhe as shokët që rrinin me të, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullai. Lidhur me shokët e vëllait tim nuk di të kenë pasur konflikte. Unë menjëherë sa kam mësuar ngjarjen kam shkuar në spital.

Osman Truma është nga Durrësi dhe ka shumë që rri në Itali me prindërit. Dua të them se këtë shtetas unë e kam takuar pas tre ditësh në spitalin e Durrësit dhe ai atje më ka treguar se së bashku me Klodin ishin nisur për në Tiranë dhe do pinin kafe. Në momentin kur kanë qenë në afërsi të Maminasit, Klodi e kishte kapur dhe futur poshtë vetes duke i thënë se na vranë. Unë e pyeta a pe ndonjë person apo fiksove ndonjë makinë dhe ai më tha se nuk e kishte mendjen dhe vetëm kam parë një makinë që erdhi paralel me makinën tonë dhe kishte ngjyrë të zezë”, është shprehur Ndriçim Saliu në vitin 2006./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!