Ashtu siç kishte parashikuar edhe Meteoalb, Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq gjatë këtyre ditëve me shi dhe dëborë në zona të ndryshme.
Moti i keq ka filluar që dje ku shiu ka përfshirë pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit, ndërsa kulmi i intensitetit të reshjeve parashikohet gjatë mesditës sotme.
Zonat më të prekura pritet të jenë ato mes Durrësit, Lezhës dhe Krujës ku intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë deri në 20 milimetra shi në orë.
Ndërkohë, në zonat veriore dhe veri-lindore parashikohen reshje të lehta dëborë me një trashësi më pak se 1 centimetër në orë. /abcnews.al