Lakhan Yadav është një 45-vjeçar indian, jeta e të cilit ndryshoi derisa gjeti një diamant. Ai ishte duke punuar tokën, që kishte marrë me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh, teksa gjeti një gur prej 14.98 karatësh.
Në një moment, Yadav mendoi se guri i çmuar ishte një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe.
Menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi, derisa e shiti më pas në ankand.
“Kjo ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India.
Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ju siguruar fëmijëve të tij një arsimim të mirë. l.k/abcnews.al