VIDEO/ Shumë vuajtje, por fund i lumtur. Lazio e Dortmund në fazën tjetër të Champions

schedule20:46 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 20:46 - 8 Dhjetor, 2020

Janë mbyllur para pak çastesh dy ndeshjet e fundit të Grupit F të Champions League. Lazio vuajti shumë ndaj Club Brugge në “Olimpico” dhe në fund nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2, por që i dha kualifikimin në 1/16-at e Champions League.

Lazio e nisi me gol, me Correa, që tundi rrjetën në minutën e 12, teksa Brugge barazoi pas tre minutash, me portierin Reina, që mund të bënte më shumë në goditjen e parë. Më pas në minutën e 27 ishte ylli i ekipit, Ciro Immobile, që shënoi sërish për Lazion dhe riktheu skuadrën e tij në avantazh.

Golat dhe rastet e LAZIO-CLUB BRUGGE

Në minutën e 36 ekipi belg mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Sobol. Me një forcë më pak, por jo e dorëzuar sepse Brugge gjeti golin e barazimit në minutën e 76-të dhe rrezikoi deri në fund, pa mundur të shënojë të tretin. Ekipi belg kalon në fazën me eliminim direkt të Europa League.

Golat dhe rastet e ZENIT-BORUSSIA DORTMUND

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund arriti të fitojë me rezultat 1-2 me shumë vuajtje ndaj Zenit në të ftohtin rus. Verdhezinjtë pësuan gol në minutën e 16 me Driussi, por u rikthyen në pjesën e dytë me Piszczek dhe Witsel.

Në fund Zenit rrezikoi shumë të shënonte, por gjermanët rezistuan dhe siguruan vendin e parë në grup. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!