Një 48-vjeçare nga Gjermania që punon si kamariere, fitoi miliona në lotari, në tetor të vitit 2018. Ndonëse kanë kaluar dy vite nga ai moment, ajo vazhdon të punojë sërish në një restorant në Argauu.
Gjatë një interviste dhënë për revistën zvicerane Blick, gruaja ka shpjeguar se shumën e majme të parave e ka ndarë me komunitetin zviceran në Argauu, ku edhe sot jeton.
Madje 23,7 milionë franga i kanë shkuar bashkisë, që ka ardhur edhe deri te zvogëlimi i shumës për shkak të tatimit prej 10%.
“Akoma punoj si kamariere tri ditë në javë. Këtu jam nga vitit 2001 dhe ndihem për mrekulli. Paratë i kam investuar mençur. Një pjesë ka shkuar për komunën, e me pjesën tjetër kam ndërtuar shtëpi për veten dhe bashkëshortin si dhe kam blerë një BMW”, ka thënë fituesja. l.k/abcnews.al