Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua pak pas mesnate nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.
LEXO EDHE: Vrasja e të riut, prokuroria dhe SHÇBA marrin në dorë çështjen, polici: E kontrollova për orarin
Përmes një postimi në Instagram, ajo e ka cilësuar skandaloze dhe therëse.
Sakaq, këngëtarja e ka krahasuar me rastin me atë të George Floyd në Amerikë.
“Vritet ky djalë fatkeq pasi kish dalë jashtë orarit të lejuar, dhe sepse një polici iu DUK me armë. Skandaloze, therëse, asgjë më pak se Flloyd i Amerikës që ktheu përmbys një vend. #JetaeShqiptarëveVlen”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al