Qeveria e re e Malit të Zi duket se nuk po humbet kohë për të realizuar një ndër premtimet elektorale, i cili lidhet me sekuestrimin dhe shitjen e super makinave që përdoren nga Presidenti Milo Gjukanoviç dhe ish-kryeministri Dushko Markoviç.
Siç raportojnë mediat lokale, qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapić dhe Dritan Abazoviçit ka vendosur që të nxjerrë në shitje dy makina “Mercedes Benz Maybach” me vlerë secila nga 650 000 euro.
Koalicioni i udhëhequr nga Krivokapić kishte premtuar një gjë të tillë gjatë fushatës elektorale dhe tani ka vendosur që ta përmbushë këtë gjë.
Gjatë ditës së djeshme, kur ishte mbledhja e parë e qeverisë, kryeministri malazez shkoi me taksi në punë.
Më herët, një histori e ngjashme ndodhi edhe me Mercedesin luksoz të Nikola Gruevskit, i quajtur edhe “tanku”, i cili u sekuestrua prej qeverisë së Zaevit. Madje, për Gruevskin dhe të tijtë u hap një proces gjyqësor për këtë gjë dhe se sëfundmi, ish-ministrja e Jankullovska u fut pas hekurave. /abcnews.al

