Drejtoresha e ISHP Albana Fiço ka deklaruar se prefekturat më problematike të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë mbeten Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Ajo tha se Shqipëria aktualisht ka incidencën më të ulët në krahasim me vendet e BE dhe ato të rajonit.
“Sa i përket situatës epidemiologjike incidence 376 raste për 100 mijë banorë. Shifra mbetet më e ulët se rastet e rajonit dhe më e ulët se mesatarja e BE e cila vetëm në dy javët e fundit është 510 raste për 100 mijë banorë.
Dy prefekturat që kanë incidencë më të lartë janë Tiranë e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha. Sa i përket grupmoshave 55-64 vjeç ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re një qëndrueshmëri e pacientëve në spitalet COVID. Përqindja e humbjes së jetëve është 2.1%”, tha Fiço./mv.abcnews.al