Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se në periudhën e ardhshme, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova.
Daçiç në seancën e sotme të Kuvendit serb tha se do ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, kjo është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi.
“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiç, duke iu përgjigjur pyetja e deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.
Daçiç deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”.

