PE: Të hapen negociatat me Maqedoninë në dhjetor dhe të ecet përpara me Shqiperinë

schedule11:08 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:08 - 8 Dhjetor, 2020

Nga Erisa Zykaj

Parlamenti Europian e konsideron si të papranueshme bllokimin e krijuar për aprovimin e kuadrit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Më shumë se 20 eurodeputetë nga grupime të ndryshme politike kanë firmosur një deklaratë, ku i kërkojnë Këshillit të ministrave të gjejnë njê zgjidhje për nisjen e negociatave tê anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit dhe të ecet përpara Shqipërinë.

Eurodeputetët shprehen, se bllokimi aktual për nisjen e negociatave të anëtarësimit po zbeh besimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe po zvogëlon fuqinë dhe ndikimin e kësaj organizate në rajon.

Bllokimi aktual për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ne i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë një kompromis mbi çështjet dypalëshe për të shmangur shtyrjen e procesit të anëtarësimit më tej. Bullgaria duhet të miratojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur dhe në çdo rast në dhjetor, duke pranuar kështu përpjekjet e bëra nga vendi në procesin e anëtarësimit në BE. Maqedonia e Veriut në rolin e saj si një vend i ardhshëm në procesin e anëtarësimit, duhet gjithashtu të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, theksojnë eurodeputetët në deklaratën e tyre.

Lidhur me Shqipërinë, eurodeputetët kërkojnë që vendi të ecë përpara duke përmbushur kushtet e vendosura dhe zgjidhur shqetêsimet e disa shteteve anëtare. Keto shtete anetare duhet te adresojne keto shqetesime me Shqiperine.

Shqipëria gjithashtu meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt anêtarësimit në BE, duke pasur parasysh përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformat, veçanërisht në fushën e drejtësisë gjatë viteve të fundit dhe vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian për to. Nevojiten përpjekje nga Shqipëria në disa fusha për të përmbushur të gjitha kushtet e paraqitura në konkluzionet e Këshillit të ministrave.( 25 mars 2020) Përpjekje gjithashtu duhet të bëhen nga disa shtete anëtare, që tregojnë aktualisht dyshime për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, duke punuar me Shqipërinë në adresimin e shqetësimeve të tyre. Përpjekjet kryesore transformuese dhe reformuese do të duhet të ndodhin gjatë negociatave aktuale të anetaresimit”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al