Stefan De Vrij është pranë rinovimit me Interin. Holandezi është nën kontratë deri në vitin 2023, por në kampin zikaltër nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur bisedimet.
Menaxheri i tij, Mino Raiola, ka konfirmuar se ka akord për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. Tuttosport, ku edhe ai ka dhënë intervistën, raporton se bëhet fjalë për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2025.
“De Vrij do të rinovojë me Interin. Kemi një marrëveshje verbale dhe ata po e bëjnë gati kontratën, të shkruar”, është shprehur Raiola dhe ky është një lajm i mirë për Interin, pasi mbrojtësi 28-vjeçar është një nga titullarët e rëndësishëm. /abcnews.al