Hoti: Dhuna seksuale gjatë luftës është plagë e rëndë për të gjithë ne

schedule10:26 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:26 - 8 Dhjetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në konferencën ‘Progresi  dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë’.

Gjatë fjalës së tij, Hoti theksoi se Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme për të dëshmuar mbështetjen e përbashkët për këtë pjesë të shoqërisë që për më shumë se 20 vite vazhdon të preokupojë të gjithë vendin, në përjashtim, duke pas parasysh dhimbjen e cila iu shkaktua nga dhuna seksuale e shkaktuar gjatë luftës nga paramilitarët serb.

“Kjo dhunë është padyshim plagë e rëndë për të gjithë ne dhe shoqërinë e Kosovës e cila ka mbetur ende e patrajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale e meritojnë mbështetjen e plotë, tonën si Qeveri, por edhe të gjithë shoqërisë dhe institucioneve relevante. Ne si shtet dhe shoqëri jemi të përkushtuar për të mbështetjen e viktimave dhe mbi të gjitha për të siguruar drejtësi për ta.  Të njëjtit duhet të ndjejnë mbështetjen e shtetit të tyre. Tani kemi vendosur edhe strukturën e nevojshme institucionale për njohjen e statusit të viktimave nga dhuna seksuale gjatë luftës. Gjithashtu kemi ofruar mbështetje edhe në mënyrë buxhetore për të gjitha aktivitetet e parapara nga  e komisionit. Jemi të vetëdijshëm që shuma e përcaktuar për statusin e viktimave të luftës është e pamjaftueshme, duke marrë parasysh dhimbjen që kanë kaluar”, tha Hoti, shkruan lajmi.net.

Më tej, ai shtoi se falënderon organizatat vendore dhe të huaja për mbështetjen e këtij procesi të ndjeshëm. “E kuptoj që procesi i njohjes së statusit të viktimave ka zgjatur, por uroj për më shumë përkushtim të të gjithë atyre që punojnë në këtë kuadro”, tha Hoti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!