U qëllua nga efektivi i policisë, ky është është i riu që humbi jetën

schedule08:22 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 08:22 - 8 Dhjetor, 2020

Ky është 25-vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme nga një efektiv policia në Tiranë. Klodjan Rasha u qëllua në rrugën Dritan Hoxha, ndërkohë që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur për abcnews.al se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

LEXO EDHE:  U qëllua për vdekje nga efektivi në Tiranë, kush është 25 vjeçari i ekzekutua

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, që i përket viktimës i cili e ka hedhur në tokë në momentin e fundit. I riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”. g.v/abcnews.al