Albpetrol gati koncesionin për dy zona naftëmbajtëse

schedule19:11 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 19:11 - 7 Dhjetor, 2020

Kompania Albpetrol ka hapur garën për dhënien me koncesion të dy zonave naftëmbajtëse në Frakull dhe Povelçë. Ofertat në këto dy fusha do të kenë afat datën 5 Mars të vitit të ardhshëm për t’u dorëzuar.

“Shoqëria Albpetrol sh.a njofton shpalljet e dy fushave të gazit të lira në Shqipëri, të cilat janë nën administrimin e Albpetrol.

Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për fushat e lira të gazit si më poshtë:

  • Fusha e Povelçës
  • Fusha e Frakullës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol sh.a për fushat e mësipërme, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas pëshkrimit në Formularin e Aplikimit.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

 Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen veçmas për secilën fushë të lirë në adresën: Albpetrol sh.a, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol jo më vonë se data 5 Mars 2021, ora 15:00 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen” mbyllet njoftimi. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!