Vrasja e shkencëtarit iranian, gjenerali: U përdor armë e telekomanduar me satelit

schedule17:18 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 17:18 - 7 Dhjetor, 2020

Shkencëtari më i njohur bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë me një mitraloz i kontrolluar nga një satelit me “inteligjencë artificiale”.  Siç raporton edhe CNN, Fakhrizadeh, u qëllua për vdekje në 27 nëntor, teksa ndodhej në një autokolonë jashtë Teheranit, por vrasja e tij ngjalli shumë kontradikta dhe debate.

Komandant i Gardës Revolucionare, Brig Ali Fadavi në një prononcim për mediat ka thënë se arma ishte e montuar në një kamion,  dhe ishte në gjendje që të qëllonte me disa plumba tek Fakhrizadeh pa goditur gruan e tij që ndodhej pranë. Ndërsa ministria e Mbrojtjes deklaroi se vrasja ndodhi për shkak të një përplasjeje me armë midis truprojave të Frakhrizadeh dhe disa të armatosurve. Nga ana tjetër një raport Iranian ka cituar se tre deri në katër individë, të pretenduar si terroristë, u vranë gjatë këtij sulmi.

Në një fjalim në varrimin e Fakhrizadeh, kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se ishte në të vërtetë një sulm i largët, duke përdorur “metoda speciale” dhe pajisje elektronike. Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare, tha në një ceremoni në Teheran të Dielën se një mitraloz i montuar në kamionçinë “Nissan” ishte i pajisur me një sistem inteligjent satelitor i cili zmadhoi Fakhrizadeh dhe më pas realizoi edhe sulmin pa arritur të vrasë as gruan e tij që ndodhej vetëm 25 cm larg.

Edhe burimet e Sigurisë Izraelite dhe Perëndimore deklaruan se personaliteti në fjalë ishte i rëndësishëm në programin bërthamor të Iranit. Ata besojnë se profesori i fizikës drejtoi “Project Amad”, një program të fshehtë që Irani dyshohet se themeloi në 1989 për të kryer kërkime mbi një bombë të mundshme bërthamore. Projekti u anulua por që prej vitit 2018 është pretenduar se  Fakhrizadeh e kishte vijuar këtë nismë në mënyrë të fshehtë, duke u cilësuar kështu si një shkak i mundshëm për sulmin.

Nga ana tjetër analistët kanë spekuluar se vrasja e Fakhrizadeh nuk kishte për qëllim të gjymtonte programin bërthamor iranian, por për t’i dhënë fund perspektivës së ribashkimit të SH.B.A.-së me marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015 kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën vitin e ardhshëm.

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar të hakmerret për vrasjen, duke kërkuar ndëshkimin përfundimtar të atyre që qëndrojnë pas saj, ndërsa në vend është bërë thirrje publike drejt shkencëtarëve për kujdes të shtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!