Kanë ndryshuar kohërat: Hidhini një sy makinës së kryeministrit malazez në ditën e parë të punës

schedule15:21 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 15:21 - 7 Dhjetor, 2020

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić pati ditën e tij të parë të punës sot si kreu i qeverisë pas më shumë se dy dekadash që ndryshon pushtetin në këtë vend.

Krivokapić u zgjodh në krye të qeverisë pas disa muajsh negociata mes koalicioneve që morën pjesën në zgjedhje, ndërsa vendosi që të ketë vetëm 12 ministri për rritjen e efikasitetit të ekzekutivit, shkruan abcnews.al.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Бунт Црна Гора (@bunt_cg)

Ajo që ra sot në sy ishte fakti se kryeministri i ri u paraqit në punë me një taksi duke hequr kështu dorë nga makinat luksoze që përdorin shefat e qeverive të rajonit të Ballkanit.

Ky është një mesazh i mirë, megjithatë do të jetë edhe më tepër i tillë, nëse shefi i ri i qeverisë malazeze vijon me këtë stil.