Buffon lë pas dëmtimin, pritet titullar ndaj Barcelonës

schedule13:55 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 7 Dhjetor, 2020

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, duket se e ka lënë pas atë dëmtim që e la jashtë fushave prej gati një muaji. Italiani është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Pirlo për duelin e nesërm kundër Barcelonës.

Madje sipas raportimit të “Tuttosport”, 42-vjeçari pritet të jetë ai titullari në Katalonjë dhe jo Wojciech Szszesny. Portieri veteran humbi katër ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, por tashmë është sërish në formë dhe do të udhëotjë me ekipin në Spanjë.

 

Jashtë kësaj ndeshjeje kanë mbetur Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, të cilët janë të dëmtuar. Kujtojmë që “Zonja e Vjetër” e ka siguruar kalimin për në fazën tjetër të Champions League dhe i duhet një fitore me tre gola diferencë për t’u renditur në vendin e parë në grup. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!