Ish-boksieri i peshave të lehta, Floyd Mayweather, duket se do të rikthehet sërish në ring. Ka qenë vetë amerikani që ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Instagram”, ku këtë herë ka zgjedhur të ndeshet me Logan Paul.
43-vjeçari ka luftuar si profesionist që nga viti 1995 deri në 2015 kur u tërhoq, por në vitin 2017 Floyd vendosi të rikthehej sërish në ring. Mesa duket boksieri kërkon dhe një herë lavdinë e milionat dhe këtë herë do të ketë kundër një 25-vjeçar si Logan, i cili po kalon formën më të mirë të karrierës.
Mayweather ka një ecuri fantastike në ring, pasi në 50 duele ai ka po kaq fitore. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë Logan ai që do t’i shkaktojë humbjen e parë veteranit. Sfida është planifikuar të zhvillohet në 20 shkurtin e vitit të ardhshëm dhe do të transmetohet direkt në “pay-per-view”. /abcnews.al