Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor dhe shumë gjëra kanë ndodhur që në atë ditë. Hidhërimin për vdekjen e tij e pasojnë gjyqet e shumta për ndarjen e pasurisë mes trashëgimtarëve, por jo vetëm.
Legjenda e futbollit njihej për bamirësitë e tij të shumta, teksa tashmë zbulohet se ai po mbante me ushqim çdo muaj plot 50 familje. Ai shpenzonte 100 mijë euro në muaj për t’u siguruar bazën materiale të jetesës atyre, por vdekja e tij ka sjellë edhe mjerimin e tyre.
Gjyqet për pasurinë e Maradonës kanë sjellë bllokimin e çdo llogarie në emër të tij dhe mosdhënien e parave për 50 familjet. Në Argjentinë ende nuk janë të qartë se ç’do të ndodhë me familjet, që Maradona i mbajti me ushqim deri në ditën e fundit të jetës së tij. /abcnews.al