Qytetarët në Rumani i janë drejtuar qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare, në të cilat pritet të përcaktohet nëse liberalët pro-evropianë do të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.
Votuesit po zgjedhin pjesëtarët e rinj të parlamentit, një vit pasi që qeveria e minorancës e udhëhequr nga Partia Kombëtare Liberale, mori pushtetit pasi ra kabineti qeverisës i Partisë Social Demokrate.
Liberalët, të udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, sipas sondazhit të fundit, kishin 28 për qind të mbështetjes popullore dhe socialdemokratët 23 për qind.
Kryeministri rumun foli pasi votoi dhe tha se nuk ka asnjë rrezik të infektimit me koronavirus në qendrat e votimit, nëse votuesit ndjekin rregullat e higjienës.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis, një aleat i Orbanit, tha se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që njerëzit të marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Kjo është një ditë historike për të zgjedhur një parlament më të mirë që do të merret me problemet e rumunëve dhe do të bëjë ligje më të mira për Rumaninë”, tha ai pasi votoi në Bukuresht.