Lubonja në “Prishtinë-Tiranë”: Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet

schedule22:09 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 22:09 - 4 Dhjetor, 2020

“Historia shqiptare duhet të ndahet nga mitet”. Kështu ka deklaruar publicisti Fatos Lubonja në një intervistë me Baton Haxhiun, në emisionin “Prishtinë-Tiranë”, i cili ka startuar mbrëmjen e sotme në ABC.

Lubonja u shpreh mes të tjerash se nuk është bërë ndarja mes historisë së vërtetë dhe mitologjisë. “Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve”, u shpreh Lubonja.

LEXO EDHE: “Tiranë-Prishtinë” në ABC, Baton Haxhiu: Absurditeti i Speciales! “Drejtësi? Provoni Përsëri”

Pjesa nga intervista:

Fatos Lubonja: Duhet të kemi shumë histori dhe shumë historiane që shikojnë të vërtetën nga këndvështrime të ndryshme. Problemi shqiptar është që akoma nuk ka arritur të piqet historia shqiptare dhe të shkëputet nga mitet. Nuk kemi bërë ndarjen e historisë nga mitologjia. S’kemi bërë dot kuptimin e ndryshëm që kanë nga historia e vërtetë. Nëse do merremi me mitet, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kuptohen. Në Shqipëri për fat të keq kanë të mbetur mitet e nacionalizmit të ngrira dhe interpretimi i historisë bëhet sipas këtyre miteve.

Baton Haxhiu: Kur është i mirë miti dhe kur bëhen i dëmshëm për historinë?

Fatos Lubonja: Mbi të gjitha duhet të them pse është i nevojshëm. Këtë e kuptojmë nëpërmjet historisë së miteve tona, miti është bashkues. Në periudha të ndryshe njerëzit janë përbashkuar në emër mitesh. Mitet kryesore që janë edhe sot si miti i Skënderbeut, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’ janë farkuar nga rilindësit për t’i dhënë një identitet shqiptarëve dhe t’i bashkojë. Kur Vaso Pasha shkroi ‘mos vështroni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria’ nëkuptohej se ndarja ka qenë e madhe. Kjo ka qengj një thirre për të bashkuar shqiptarët. Kur i hiqet vargu i parë dhe kthehet në mit, dhe bën se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, që nuk është e vërtetë. Këtu është dallimi mes historisë dhe mitologjisë.

Baton Haxhiu: A ka mite beninj dhe malinj?

Fatos Lubonja: Është qesharak të ndërtosh mitin e Aleksandrit të Madh në Maqedoni dhe Skënderbeut në Shqipëri. është mit i mburrjes kombëtare. Ky mendim mitologjik kur nuk zhvillohet mendimi kritik. Kam gjithë respektin për Nënë Terezën, është e njëjta mënyrë që kanë marrë Skënderbeun në shekullin e 18.

Baton Haxhiu: Skënderbeu e ka pasur nënën serbe, e keni thënë ju

Fatos Lubonja: Kur unë kam përmendur nënë serbe e kam përmendur në kontekstin historik për të thënë se në periudhën e Skënderbeut dhe them që e ka pasur nënë sllave dhe në betejën e Kosovës kanë luftuar edhe sllavët në emër të Krishtërimit. Unë i them këto për të përshkruar se ku lind se rruga e armiqësisë me serbët fillon në periudhën e nacionalizmit dhe miti i Kosovës së tyre është miti i betejës së humbur që kërkon rifitore. Miti i Skënderbeut te ne është kthimi në kohën e artë të Skënderbeut këtu lind nevoja e njohjes së historisë. g.v/abcnews.al