Refik Halili, presidenti i Tiranës, pas ndeshjes me Partizanin, foli për mediat në lidhje me situatën në klubin e tij. “Kemi bërë vetëm 2 largime, Cobbina dhe Ngoo. Nuk dua të shpjegoj më gjatë sesa kaq. Cobbinah kishet kontratë deri në maj, dhe në përfundim na ka ngelur vetëm Michael. Oferta e Cobbinah ishte 240 mijë dollarë. Nëse nuk e linim të lirë, nuk përfitonim asgjë në maj.
Skuadra është e plotë. Kam besim, siç e kam thënë edhe vjet. Futbollistët janë bashkë në grup, do ecë, do marshojë përpara. Jo për këtë ndeshje që bëri sot, por kam besim që është një skuadër e mirë. Janë kthyer disa futbollistë, por na mungojnë akoma. I gjithë grupi i lojtarëve do të përfaqësojë bluzën në mënyrë të shkëlqyer, për të marshuar drejt objektivit, që është gjithmonë titulli kampion”.
“Gjykimi? Ne kurrë s’do të flasim për arbitrat. Janë pjesë e lojës. Ka dhe gjëra që ndodhin. Në qoftë se ka qenë penallti dhe nuk është dhënë, ky ishte fati, të vazhdojmë përpara”, shtoi Halili, ndërkohë që më pas flet edhe për Ngoo sërish. “Ai ka një javë që rri te ne, është e kotë të flasim. Të shikojmë çfarë negociatash do kemi. Mund të jetë dhe pjesa e jonë”, mbylli Halili. /abcnews.al