Erioni dhe Ornela hedhin shkollën në gjyq

schedule13:40 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 13:40 - 4 Dhjetor, 2020

Puntata e sotme e emisionit “Bardh a Zi” do të fokusohet tek arsimi dhe problematikat e mëdha të tij.

Erion Kristo dhe Ornela Gaçe do të denoncojnë platformën e mësimit online, për të cilën janë harxhuar një thes me para, por që nuk funksionon.

Janë para të shpenzuara për të prodhuar padije.

Për këtë shkak edhe autorët e kanë emërtuar puntatën e sotme “ABC-ja në gjyq”, ku do të flitet se si të mësuarit online bëhet e pamundur, ndërsa arsimi i lartë është krejtësishtë jashtë funksionit.

Për këto dhe të tjera, ju ftojmë të ndiqni emisionin “Bardh a Zi”, ora 20:00 në ABC. /abcnews.al