Policia e Lushnjes, arreston 35-vjeçarin V.F., banues në Savër të këtij qyteti, për shkak se dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më dhunë, me një 26-vjeçare.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Lushnjë/Informacion
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
/abcnews.al/