Agron Duka: Nëse nuk biem dakord me Bashën për përfaqësimin do mendojmë koalicion tjetër

schedule22:41 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 22:41 - 3 Dhjetor, 2020

Formula e re për koalicionet me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka vënë në udhëkryq partitë e vogla. Në studion e emisionit “As pro, as kundër” në ABC me gazetarin Robert Aliaj, kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se është e pamundur që partitë e vogla të mblidhen në një grupim si forcë e tretë politike pasi kanë bindje dhe ngjyrime të ndryshme politike.

Ndërsa kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka deklaroi se janë në negociatë me Partinë Demokratike e cila është formalizuar para një viti por me ndryshimet e reja do të ribëhet edhe njëherë nga fillimi. Por nuk e përjashtoi prishjen e kësaj aleance në rast se nuk do ketë dakordësi mes palëve për përfaqësimin.

Robert Aliaj: Duka e keni menduar ju që të gjitha ju partitë e vogla do bëheni faktor i rëndësishëm.

Paskal Milo: Një ndërhyrje për ato që u fol këtu. Nëse ne nuk vëmë pikat mbi (i) nuk do gjejmë kurrë zgjidhjen e duhur. Duhet të pranojmë pse Shqipëria ka mbërritur deri këtu. Përgjegjësia është e dy partive të mëdha. Nëse ne nuk do adresohemi këtu nuk do ta kapim dot demin për brirësh. Unë besoj ka militantë, qytetarë por ka dhe njerëz indiferentë që nuk duan ta dinë. Këtu spekulohet. Ligji nuk ka barazi, nuk i jep shanset partive politike të mëdha dhe të vogla.  Ne morëm një model spanjoll që Spanja e ka ngritur për shkak të kompozimit të saj etnik.  Shqipëria nuk ka pse të ketë sistem proporcional-rajonal. Partitë politike të vogla nuk e bëjnë dot një koalicion partish të vogla. Është ana matematikore. Por partitë politike kanë ngjyrime të ndryshme dhe mundësi të ndryshme dhe do shkojnë pranë partive të mëdha. Me përjashtim të PS që ka deklaruar disa herë se nuk ka nevojë për koalicion të tjerët do e bëjnë.

Agron Duka: Unë gjykoj që nuk është faji i politikës por i emancipimit të popullit. Rama e ka kuptuar shumë mirë se treçerekeun e deputetëve nuk i ka asnjëherë në parlament por janë afër njerëzve. Për mua faji është i dyanshëm. Ne jemi në një negociatë me PD që e kemi një herë para një viti por që jemi të detyruar ta ribëjmë sepse ndryshojmë forma e koalicioneve. Natyrisht ai si e thatë dhe ju absurdimi i këtyre siglave tona dhe ajo që ndoshta neve nuk biem dakord me aleatët dhe me PD-në për atë përfaqësim që ne duam natyrisht që mund të bëhet edhe një koalicion tjetër. Ai koalicioni i partive të vogla jashtë PD-së dhe jashtë PS-së unë nuk jam dakord me profesorin. Se në fund të fundit Edi Rama kastile e ka bërë këtë punë për të futur partitë e vogla në labirinth. Në fund të fundit do e mendojmë me pragmatizëm dhe jo me ideologji.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!