VIDEO/ “Kung fu” e futboll së bashku, sherri në Uzbekistan thyen rrjetin

schedule11:36 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:36 - 3 Dhjetor, 2020

Paguan të shohësh një ndeshje futbolli dhe ndonjëherë ke fatin të marrësh edhe emocione të tjera që nuk lidhen me këtë sport mjaft të bukur. Si për shembull të zbulosh se ndonjë futbollist ka aftësi edhe aftësi të tjera, në sportin e karatesë.

Gjithçka shkruajmë më lart lidhen me një emërues të përbashkët: ndeshjen Neftchi Fergana-Turon Yaypan në Uzbekistan. Miqtë ishin duke fituar 1-0 dhe me triumfin siguronin vendin e parë dhe ngjitjen automatike në elitë, por te Neftchi nuk mund ta pranonin diçka të tillë.

Skena dhune u panë në fushë, madje një prej lojtarëve i mori vrull arbitrit dhe me një goditje “kung fu”-je e goditi atë. Gjithçka u filma dhe në rrjetet sociale ai moment u bë viral. Arbitri u rrotullis në tokë dhe më pas mori edhe goditje të tjera.

Nuk munguan edhe tifozët, të cilët vërshuan në fushë dhe dhunuan gjithashtu zyrtarët e ndeshjes. Nga tribuna ka njerëz që brohorasin dhe qeshin, për diçka që nuk ka lidhje me futbollin. Humbja e ekipit të zemrës ua ka errësuar sytë, kurse ndërhyrja e policisë vendosi më pas qetësinë.

Për ngjarjen e ndodhur kanë nisur hetimet dhe autoritetet shtetërore kanë premtuar se përgjegjësit e gjithë asaj katrahure do të marrin dënimin e merituar. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1333807639764094978

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!