Diego Armando Maradona ndërroi jetë të mërkurën e kaluar dhe e gjithë bota e futbollit vajtoi humbjen e gjeniut dhe artistit të lojës më të bukur me top. Nderime dhe homazhe pafund nga të gjithë, teksa në familjen e tij ka nisur “lufta” për ndarjen e pasurisë. AS raporton se e gjitha pasuria e “El Diez” prek shifrën e 50 milion dollarëve.
Pesë shtëpi zotëron Maradona, nga të cilat katër në Argjentinë dhe një në Dubai, katër automjete, bizhuteri të shumta dhe një automjet të blinduar. Këtë të fundit ia dhuruan në Bjellorusi. Maradona u zgjidh president nderi i Dinamo Brest dy vjet më parë dhe kreu i klubit bjellorus i bëri dhuratën e veçantë.
Pesë fëmijë të njohur ligjërisht ka legjenda argjentinase: Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, teksa gjashtë të tjerë pretendojnë se janë fëmijët e tij. Mes tyre ka nisur një betejë e madhe për pasurinë dhe situata është e mbushur plot kaos dhe tension. /abcnews.al

