Diego Armando Maradona nuk e ka fituar kurrë “Topin e Artë”. Kjo jo për mungesë meritash, por prej një rregulli të veçantë të France Football, revistës franceze që dhuron trofeun e futbollistit më të mirë të sezonit.
Ky çmim u jepej vetëm futbollistëve europiane deri në vitin 1995. Ky është shkaku pse emra si Maradona dhe Pele nuk e kanë fituar kurrë. George Weah bëhej futbollisti i parë jo europian që fitonte “Topin e Artë” në vitin 1995.
Po sa herë mund ta kishte fituar “El Diez”? France Football thekson se Maradona do e bënte të vetin dy herë: në vitin 1986 kur udhëhoqi Argjentinën e tij në majë të botës duke fituar Botërorin e Meksikës dhe katër vite më vonë. 34 vite më parë triumfoi Igor Belanov, lojtari nga Bashkimi Sovjetik.
Revista francez bie dakord që Maradona do të shpallej fitues edhe në vitin 1990. Çmimi iu dha gjermanit Lothar Matthaus, por e meritonte legjenda argjentinase nëse nuk do të ekzistonte rregulli përjashtues ndaj lojtarëve jo europianë.
Po Pele? France Football thekson se ylli brazilian, të cilin revista franceze e zgjodhi si futbollistin më të mirë të shekullit në vitin 1999, do e kishte fituar plot 7 herë “Topin e Artë”. /abcnews.al