“Do t’i thyejmë këmbët”, Dapena: Jam kërcënuar me jetë nga tifozët e Maradonës

schedule17:57 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 17:57 - 2 Dhjetor, 2020

Në të gjitha ndeshjet e futbollit u mbajt një minutë heshtje në nderim të Diego Armando Maradonës, i cili humbi jetën më datë 25 nëntor. Nderime të shumta për legjendën argjentinase, teksa një futbolliste femër vendosi ta injorojë.

Luhej miqësorja Viajes Interrias-Deportivo La Coruna në Spanjë dhe Paula Dapena, lojtarë e ekipit të parë, teksa të gjithë të tjerat po qëndronin në heshtje duke respektuar Maradonën, vendosi të ulej në drejtim të kundërt me shoqet e skuadrës.

Për viktimat e tjerë nuk mban askush një minutë heshtje. Kështu që nuk mund të respektoja minutën e heshtjes për një ngacmues vajzash“, thekson 24-vjeçarja, veprimi i së cilës nuk është pritur mirë nga tifozët e shumtë.

Dapena është rikthyer të flasë për gjestin e saj. Në një deklaratë për El Chiringuito, lojtarja iberike deklaron se ka marrë kërcënime të shumta. “Jam lodhur shumë, nga rrjetet sociale dhe intervistat. Është e tmerrshme dhe më është dashur të mbyll adresat e mia për shkak të kërcënimeve.

Problemi është se njerëzit nuk ndalen, ata nisën të shkruanin në faqet e shoqeve të mia, duke më ofenduar e kërcënuar me vdekje, mua por edhe koleget e mia. Kanë ardhur edhe mesazhe të këtij lloji: Do ta gjej adresën tënde dhe do vij t’i thyej këmbët“, zbulon Dapena. /abcnews.al