Bayern Munchen siguroi mbrëmjen e djeshme vendin e parë në grupin A në Champions League, falë barazimit 1-1 në transfertën e Atletico Madrid. Bavarezët barazuan shifrat vetëm në minutat e fundit të takimit, me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Thomas Muller.
Gjermani rezultoi dhe një herë deçiziv për Bayernin, pasi po e vërteton ndeshje pas ndeshje që po kalon një super sezon. Goli i shënuar kundër madrilenëve ishte i 47-ti për gjermanin në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
? Thomas Müller has now scored 47 Champions League goals – surpassing Filippo Inzaghi’s tally, within a goal of Andriy Shevchenko & Zlatan Ibrahimović…
An option for your best XI of 2020? ???#TeamOfTheYear
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 1, 2020
Muller kaloi kështu në renditjen e golashënuesve më të mirë në Champions ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi, i cili është ndalur në kuotën e 46 golave. Tashmë sulmuesi gjerman është vetëm një gol larg emrave si Zlatan Ibrahimovic apo Andriy Shevcenko, që mesa duket është vetëm çështje kohe për të për t’i kaluar. /abcnew.al