Zgjedhjet e 25 prillit më të shtrenjta në histori, kostoja rreth 35 milion euro

schedule10:19 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 10:19 - 2 Dhjetor, 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilës i kërkon fonde për projektin e Identifikimit Elektronik për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Komisioni i Zgjedhjeve sqaron se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Kostoja e përgjithshme e zgjedhjeve të 2021 është 35 milion euro.

Sipas raportit përfundimtar kostoja e teknologjisë në zgjedhje është afërsisht 16.8 milion euro.

Sakaq kosto shtesë rreth 10 milion euro do t’i kërkohen qeverisë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

KZQ sqaron se identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjitha zonat.

Ndërkohë kujtojmë se kostoja në zgjedhjet e tjera ka arritur në 8 milion euro afërsisht.

 

 

 

 

/abcnews.al/