Sigurimi i jetës në kohë pandemie, Avni Ponari tregon hapat që duhet të ndjekin shqiptarët

schedule08:31 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 08:31 - 2 Dhjetor, 2020

Drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Avni Ponari ka folur për sigurimin e jetesës në kohë pandemie.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka deklaruar se shqiptarët kanë mundësi që me pagesën e sigurimeve mund të marrin shërbime në spitale të ndryshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë si Gjermani.

Sipas Ponarit, shqiptarët janë i vetmi vend në botë që paguhet në ambulancë sikur blihet domate.

“Në Shqipëri është hapur tregu privat i spitaleve dhe paralelisht është edhe ai shtetëror. Çdo njëri paguan 37% të rrogës dhe në këtë mënyrë është i siguruar. Prandaj në shtet të gjithë i kanë analizat falas. Ndërsa në privat tregu është i siguruar, 50 mijë veta kanë zgjedhur që të përfitojnë këto shërbime. Ne jemi i vetmi vend në botë që paguajmë në ambulancë sikur blejmë domate, nuk kemi një kartë që të paguajmë me të në spitale.

Tregu i sigurimeve private është krijuar që në 1992 dhe ka nga ata që i paguajmë që prej atij viti. Ka disa paketa që mund t’i marrësh online siç është mbrojtja nga covid. Në raste të tjera është karta gold që futesh dhe paguan, i merr shërbimet kur të duash. Është edhe karta silver që ti futesh dhe tregon spitalin ku ndodhin si në Gjermani, mjafton të tregosh emrin e spitalit”, u shpreh ai. l.k/abcnews.al