A dëmtohen flokët nëse i lajmë shumë shpesh? Ja çfarë thotë eksperti

schedule21:57 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 21:57 - 1 Dhjetor, 2020

Kemi besuar gjithmonë se larja e shpeshtë e flokëve nuk është një zakon i mirë dhe se përdorimi i tepërt i shampos mund të dëmtojë flokët. Krahas kësaj, ka dhe nga ata që janë të bindur se higjiena e dobët e flokëve shkakton pasoja të tjera.  Por, çfarë është e vërtetë dhe e gabuar në lidhje me këto mite? Trikologu Paolo Gigli shpjegon për “Fanpage.it” se “flokët duhet të lahen kur ndjeni nevojën për t’i larë. Një apo më shumë larje nuk shkakton dëme“.

Çfarë ndodh nëse i lajmë flokët më pak?  Përtej anës estetike, ekziston dhe një çështje tjetër që nuk duhet të nënvlerësohet. Njerëzit vuajnë nga një tepricë e prodhimit të sebumit ose dermatitit seborrheic nëse këto akumulime lihen në lëkurë për një kohë të gjatë apo rrezikojnë të shkaktojnë disa probleme, si kruajtje dhe inflamacion.“, shpjegon Gigli.

Çfarë ndodh nëse i lajmë shumë shpesh? Larja e flokëve shumë shpesh nuk shkakton ndonjë rrezik për shëndetin dhe bukurinë e tyre. Sa më shpesh t’i lajmë, aq më pak do të bien. Megjithatë, ata që i lajnë flokët shumë shpesh, duhet të jenë të kujdesshëm ndaj produkteve që përdorin. “Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni produktet shumë agresivë. Ka dhe faktorë të tjerë si trajtimet kimike, përdorimi i pjastrave dhe tharësve të flokëve në temperatura shumë të nxehta.”, thotë ai.

Larja e flokëve varet dhe nga zakonet e përditshme siç është ambienti i punës. Nga ana tjetër, ata që vuajnë nga flokët e brishtë duhet të tregohen të kujdesshëm tek përzgjedhja e produkteve. “Në disa raste është e nevojshme t’i drejtoheni suplementeve sepse shampoja dhe zbutësi mund të mos jetë të mjaftueshëm. Ata që vuajnë nga sebumi i tepërt duhet të përdorim shampo që rregullojnë sebumin.“, shtoi eksperti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!