Një 27-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dukat të Vlorës. Viktima është Beniamin Bezhani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton gazetari i “ABC”-së Elton Nikaj.
I riu ka qenë në burg në Itali disa vite më parë dhe policia është duke hetuar mbi këtë pistë./ db/Abcnews.al