Dy ditë më parë u arrestua këngëtari i madh grek Notis Sfakianakis, pasi gjatë kontrollit iu gjet armë dhe kokainë. Dje ai u lirua dhe tani po hetohet në gjendje të lirë, por si e kaloi natën në paraburgim?
Avokati i tij, Alexis Kougias deklaroi për mediat në Athinë se Notis gjatë gjithë natës që qëndroi në paraburgim dha autografe.
Më pas ai u ndal te momenti i arrestimit. “Ne u habitëm nga mënyra se si një kontroll i rastësishëm, siç doli, ishte një kontroll i përgjithshëm i makinës. Çfarë e shkaktoi atë?” tha ai.
Lidhur me armën e gjetur në makinën e artistit, avokati i tij nënvizoi “Ai bëri dy kërkesa për rinovimin e licencës së armëve të zjarrit dhe ato u refuzuan. Që nga viti 2000, vetë policia konsideroi se ai është një njeri që duhet t’i jepet leje dhe papritmas në 2017 nuk e dha atë”./ db/Abcnews.al