Transporti urban falas, Uran Ismaili: Po jetësohet një ide e mirë

schedule11:22 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 11:22 - 1 Dhjetor, 2020

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili është shprehur se propozimi i PDK-së që transporti urban të jetë pa pagesë po merr jetë.

Ismaili, në një postim në Facebook shkruan se ky është një hap i rëndësishëm që i ndihmon qytetarët dhe kursen xhepin e tyre.

Postimi i plotë:

“Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë.

Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik. Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti. Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!