Shëtitje dhe finale, Champions League rikthehet sonte me përballje mjaft interesante dhe që në orën 18:55, kur rekordmenët e Real Madrid do të kërkojnë fitoren në transfertë kundër Shakhtar Donetsk. Kjo përkthehet me kalimin në fazën tjetër dhe spanjollët do të zbresin në fushë të karikuar dhe për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar në përballjen e parë me ukrainasit.
Takimi tjetër që tërheq vëmendjen është sërish i të njëjtit grup, B-së, me Interin që e ka finale në Gjermani. Zikaltërve vetëm fitorja u bën punë kundër Borussia M’Gladbah, që momentalisht mban vendin e parë në grup. Gjermanët edhe me një barazim do të ishin të kënaqur, pasi skuadra e Contes zyrtarisht do të dilte jashtë gare.
Atletico Madrid-Bayern Munich, duke u nisur nga emrat, është sfidë e gjithë për t’u parë, por fituesit e fundit të Champions League e kanë siguruar kualifikimin dhe mund të bëjnë rotacion. Spanjollët nga ana tjetër kanë nevojë për tre pikët dhe janë të motivuar në maksimum, për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër. Lokomotiv Moscow-Salzburg është takimi tjetër i grupit A, me vendasit që mund të sigurojnë sonte vendin tretë.
Grupi i Manchester City ka dy pikëpyetje, që mund të zgjidhen sonte. Porto, me një barazim në shtëpi me “Qytetarët” merr vendin e dytë dhe kualifikimin, kurse Marseille-Olympiacos luajnë për vendin e tretë, gara për të cilin është e hapur.
Në grupin D Atalanta dhe Berat Gjimshiti presin një dhuratë nga Liverpool, por nga ana tjetër duhet të mposhtin në shtëpi danezët e Midtjylland. “The Reds” përballen me Ajax, që gjithashtu do maksimumin e pikëve. Për vendin e dytë vendoset gjithçka në takimin e fundit, kur italianët dhe holandezët ndeshen mes tyre. /abcnews.al
The penultimate matchday is here ?
Which game are you watching? ?#UCLfixtures | @GazpromFootball | #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 1, 2020