Kryetari i PD Lulzim Basha deklaron se opozita po bashkëpunon me ndërkombëtarët

schedule18:30 - 26 Tetor, 2017

schedule 18:30 - 26 Tetor, 2017

Në mesditë Lulzim Basha qëndroi gjatë në një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu. Në po të njëjtën godinë, një tjetër takim po zhvillonin ambasadorët e vendeve të BE-së aty ku ndodhen ëshë zyrat e Delegacionit.
Bisedën e vazhduan edhe ndërsa po dilnin për tek makinat e tyre
E ndërsa u larguan, një makinë policie ra në sy si shtesë në shoqërim të eskortës së ambasadorit amerikan.
Interesit të medias, Basha ju përgjigj pranë selisë blu, prej ku tha se Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“ Pavarësisht prej mbrojtjes politike që i bëri dje maxhoranca, faktet e dala publikisht dhe faktet e tjera të cilët disponohen nga organet shqiptare të hetimit, nga prokuroria shqiptare, por dhe nga partnerët, do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësitë e tij penale para ligjit shqiptar për mbrojtjen dhe ndihmën që i ka dhënë, jo thjesht një bande kriminale por një përpjkekje për ta kthyer Shqipërinë vetëm në katër vite në një bazë të sigurt të krimit të organizuar, në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë dhe eksportuesin e drogave të lehta dhe të forta drejt Europës. Këto janë konstatime të institutcioneve perëndimore nuk janë thjesht dhe vetëm konstatime të opozitës, e cila pa dyshim kanë qenë në ballë të kësaj beteje. Por Sajmir Tahiri nuk është fundi por është fillimi i çmontimit të narkoshtetit”.
Basha tha se qeveria amerikan është e qartë në mbështetjen pa rezerva ndaj prokurorëve e gjyqtarëve për hetim të plotë dhe të paanshëm.
“Për të zbardhur dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata politikanë të përfshirë në krimin e organizuar dhe në trafikun e drogës si dhe dënojnë çdo përpjekje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit. Pra që imuniteti parlamentar të përdoret për të mbrojtur politikanët e lidhur me krimin dhe drogën”.
Por pse kryeministri Rama e lexon ndryshe deklratën që bëri ambsadori Lu në një aktivitet që u mbajt para takimit me Bashën
“Qeveria e SHBA ka folur qartë. Unë nuk jam këtu për të interpretuar qëndrimet e tyre. Ju e shikoni mbështetjen e plotë që i kanë dhënë prokurorisë dhe gjykatës. Qëndrimi i Ramës evidenton para shqiptarëve dhe para partnerëve se ai vazhdon të jetë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Pa lejen e tij, pa dijeninë e tij, Shqipëria nuk mund të shndërrohej në një hambar droge”.
I pyetur nëse paralajmërimet për të tjerë zyrtarë që mund të përballen me drejtësinë bazohen në pritshmëri apo infrmacione, Basha pohoi të dytën, ndërsa më pas lakoi disa emra, ku veç Tahirit dhe ish-deputetëve të PS që u kapën nga dekriminallzimi, përfshiu dhe Vangjush Dakon, kryebashkakun e Durrësit.
Kreu demokrat tha se Partia Demokratike mbështet zbatimin e shpejtë të reformës në drejtësi, ndërkohë që aksioni i saj nuk përmban bojkotin e Parlamentit, përkundrazi.
Kreu demokrat nuk e përjashtoi mundësinë e një nisme tjetër nga demokratët që deputetët të zhvishen plotësisht nga imuniteti. Në këtë mënyrë do binte nga Kushtetuta edhe ajo mbrojtje e lënë në vitin 2012 për nevojën e një autorizimi nga Kuvendi për arrestim dhe kontroll banese.

https://www.youtube.com/watch?v=oI_pya03lfQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!