Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, bëhet shpesh protagoniste në rrjetet sociale përmes postimeve të saj. Bukuroshja, e cila njëkohësisht është edhe agjentja e sulmuesit të PSG-së, nuk nguron të ekspozojë format e saj bombastike.
Ditët e fundit Wanda është rikthyer në Argjentinë, ku po kalon pak kohë pranë familjarëve të saj. Gjithsesi nuk kishte si të mungonte një set fotografik siç vetëm ajo di t’i bëjë. Këtë herë modelja ka zgjedhur të pozojë tërësisht e zhveshur mbi një kalë.
“Hap i fortë”, shkruan 33-vjeçarja krahas postimit në “Instagram”. Normalisht fotoja ka marë shumë pëlqime nga ndjekësit e Wandës, të cilët tashmë janë mësuar me këto lloj fotosh. /abcnews.al