Homazhet për Maradonën, futbollistja spanjolle refuzon të mbajë 1 minutë heshtje

schedule12:35 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:35 - 30 Nëntor, 2020

Homazhet në nderim të Diego Armando Maradonës vazhduan në të gjithë botën në fundjavën që lamë pas, ku në çdo ndeshje u mbajt një minutë heshtje si dhe lojtarët kishin vendosur dhe shirita të zi në krahë.

Por ka patur dhe nga ato që kanë refuzuar homazhet ndaj legjendës argjentinase. Konkretisht ngjarja ndodhi në ndeshjen e femrave në Spanjë mes Viajes Interrias FF dhe Deportivo Abanca, ku Paula Dapena u kthye me shpinë në momentin kur u mbajt një minutë heshtje.

“Sapo zbulova se do të kishte një veprim në homazh të tij, unë refuzova të respektoj heshtjen për një minutë për një përdhunues, pedofil apo abuzues”, deklaroi Dapena në përfundim të ndeshjes. Madje sipas raportimit të “PontevedraViva”, spanjollja kishte dhe mbështetjen e trajnerit të ekipit kundërshtar, i cili deklaroi se e kuptonte veprimet e saj. /abcnews.al