Fillimi i dhjetorit do të shoqërohet me temperatura të ulta, reshje të dendura shiu si edhe dëborë në zonat malore të vendit.
Gjatë raportimit të sotëm për ABC, Adiola Bani nga Meteoalb theksoi se e marta do të sjellë reshje të dendura në Shqipëri, të cilat do të shoqërohen edhe me ulje të tempeturave të përgjithshme me disa gradë.
“Dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta. Do të kemi kthjellim gradual të kushteve të motit pas mesditës, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që dita e martë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave“, tha ajo.
Reshjet e dendura duket se do të shoqërojnë vendin edhe gjatë javës, ndërsa pritet që kulmi të jetë te enjten dhe të premten ku parashikohet që në zona të caktuara si jug-perëndim dhe jug-lindje, të bjerë 10 deri në 20 milimetra shi në orë.
Ndërkohë, gjatë të dielës reshjet do të përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë.
Po ashtu, gjatë këtyre dy ditëve priten reshje deborë në ekstremet veriore dhe veri-lindore të vendit. /abcnews.al