Nënkryetari i LSI-së Luan Rama akuzon bashkinë e Vlorës se ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë. Ai thotë se kjo është ligësi dhe hipokrizi e hajdutëve të bashkisë së Vlorës, që fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut.
“Skandal i bashkisë së Vlorës: Hiqet flamuri kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë! Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë! Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut” shkruan ai.