Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ditën e djeshme në trasnfertën e Beneventos. Ishte Alvaro Morata protagonisti kryesor i sfidës, pasi shënoi golin e vetëm për bardhezinjtë si dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutat e fundit të takimit, Juventus kishte një goditje dënimi në dispozicion dhe spanjolli rrëzohet në zonë, pas një kontakti me një nga mbrojtësit e Beneventos. Ai kërkon penallti, por gjyqtari Fabrizio Pasqua nuk ishte i këtij mendimi.
Ovviamente volevo dire Morata….. https://t.co/zx4pYQJDdw
— Rita Foschini ?? (@Japan65Rita) November 29, 2020
Sipas raportimit të “Sky Sport”, Morata i inatosur kishte disa fjalë me gjyqtarin për këtë vendim, çka solli dhe ndëshkimin e tij me të kuqe.
“Ajo ishte një penallti e turpshme”, janë fjalët e Alvaros pas ndeshjes. Tashmë bomberi do të mungojë në ndeshjen e javës së ardhshme, pikërisht në derbin kundër Torinos. /abcnews.al