COVID-19 bën sërish lëmsh futbollin. Interi nuk do të ketë për ndeshjen e sotme kundër Sassuolo mesfushorin Marcelo Brozovic, i cili gjatë grumbullimit me kombëtaren e Kroacisë kishte dalë pozitiv në tamponin për koronavirusin.
Ai u izolua fillimisht dhe të enjten në tamponin tjetër doli negativ. Të gjithë prisnin që ai të ishte i gatshëm për lojë, por në kontrollin e fundit është zbuluar se Brozovic është ende pozitiv.
? | COMUNICATO
Inter comunica che Marcelo Brozovic è risultato debolmente positivo al tampone effettuato ieri dopo quello negativo del giorno precedente. Il giocatore, sempre escluso dal gruppo squadra, non sarà a disposizione per #SassuoloInter ? https://t.co/UY7EUbG3tg
— Inter (@Inter) November 28, 2020
Ngarkesa virale duhet thënë se ishte e vogël dhe Interi e ka hequr nga lista për sfidën kundër Sassuolo, në orën 15:00. /abcnews.al