Morën pllaka dekorative nga mali i Tomorrit, e pësojnë keq dy persona

schedule11:56 - 28 Nëntor, 2020

schedule 11:56 - 28 Nëntor, 2020

Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër në Poliçan për veprën penale  “Dëmtim i habitateve dhe zonave të mbrojtura”

Në pranga ka rënë D.B, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në fshatin Pronovik me një tip mjet kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë nxjerr në malin e Tomorit.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Arrestohet 1 shtetas dhe 1 tjetër proçedohet për veprën penale  “Dëmtim i habitateve dhe zonave të mbrojtura”

Gjithashtu bllokohet një mjet dhe proçedohet penalisht drejtuesi, pasi transportonte lëndë drusore në mënyrë të paligjëshme

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.B, 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në fshatin Pronovik me një tip mjet kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorative të cilat dyshohet të jenë nxjerr në malin e Tomorit.

U proçedua penalisht shtetasi B.L., 45 vjeç, banues në Berat(administrator subkjkti), pasi në karrierën e këtij subjekti në malin e Tomorit, është konstatuar nga punonjësit e AZDM-së, një mjet gërmues dhe disa pllaka guri dekorativë.

Gjithashtu nga shërbimet e policisë Poliçan ne fshatin Tozhan është ndaluar një mjet kamioçinë që transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi I.A., ishte  duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Drejtuesin e mjetit, shtetasin I.T., 35 vjeç banues në Mbrakull, Poliçan, në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Parandalimin e Krimit e kanë proceduar penalisht.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.