Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mohuar lajmet në media për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia, duke i cilësuar të pavërteta.
Hoti shprehet se qeveria e respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por se secila kërkesë për vizitë do të analizohet nga institucionet kompetente para miratimit apo refuzimit.
“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta.
Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet” deklaron ai./ db/Abcnews.al