Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sporti shqiptar në zi/ Shuhet Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes

schedule21:50 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:50 - 27 Nëntor, 2020

Është ndarë sot nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare.

Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare.

Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku kemi nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.



Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare.

Agalliu u dekorua edhe nga EWF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008, pas propozimit të Esat Ademit, ish-kreut të Federatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!