Pirlo: Inzaghi i sëmurë pas futbollit, Maradona ishte Zoti i kësaj loje

schedule17:18 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:18 - 27 Nëntor, 2020

Juventusi vuajti në mesjavë përballë Ferencvaros, por ia doli të fitojë 2-1 në minutat shtesë dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/16 të Champions League. Bardhezinjtë rikthehen sërish në fushë nesër, kësaj radhe në Serie A. Kampionët në fuqi do të luajnë në fushën e Beneventos së Pippo Inzaghit, sfidë që nis në orën 18:00.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur rreth gjendjes së skuadrës së tij, sfidës së ditës së shtunë, teksa e nis fjalën në konferencën për shtypin rreth vdekjes së Diego Maradonës. “Maradona ishte idhulli i gjithë ne fëmijëve që dëshironim të luanim futboll, ai ishte Zoti i futbollit.

Botërori i parë që kam pari ishte ai i vitit 1986, kur Maradona triumfoi me Argjentinën. Më kujtohet se dilja në kopsht dhe tentoja të shënoja gol si ai që i bëri Anglisë, duke tentuar driblimin e të gjithëve. Një kujtim i pashlyeshëm i një lojtari unik i cili do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit.

Benevento? Na pret një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të fortë. E njoh mirë trajnerin e tyre, Pippo është i sëmurë pas futbollit, e di se çfarë dëshiron të bëjë, kështu që duhet të jemi të përqendruar nga minuta e parë.  Ata janë të organizuar dhe të fortë fizikisht. Do të tentojnë të mbulojnë mirë fushën dhe të na godasin me kundërsulme.

Gjithsesi, këto janë sfidat e kampionatit dhe jemi përgatitur mirë. Më pëlqeu insistimi i ekipit ndaj Ferencvaros, besuam deri në fund të fitorja dhe djemtë u treguan të aftë. Ekipet mbyllën kundër nesh, kështu që duhet të rrisim shpejtësinë e qarkullimit të topit dhe t’i sulmojmë më mirë hapësirat“, thekson Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!